top of page
Search

Ti rezistosh dëshirës për të fajësuar

  • QENDRA
  • Dec 15, 2020
  • 1 min read

Të fajësosh të bën të ndihesh mirë në momentin që je i zemëruar, por pasojat mund të jenë katastrofike. Edhe nëse ndihesh i zemëruar me partnerin tënd, nuk do të thotë që fjalët e tua duhet të jenë të ashpra ose kritike. Ndërkohë që je i zemëruar ose në faj mund të të ndihmojë të kuptosh ose mund të shkatërrojë marrëdhënien me partnerin tënd.

Nëse sulmon me kritika, partneri jot me shumë mundësi do të mbrojë veten dhe do të fajësojë ty. Ata gjithashtu mund të mos jenë në gjendje të përqëndrohen në diskutim, duke shkaktuar përshkallëzimin e tij.

Bisedat si kjo, krijojnë distancë emocionale sepse sa më kritik dhe përbuzës të jesh, aq më shumë do të prishësh marrëdhënien tënde. Zgjedhja e fjalëve dhe emocioneve të tua me kujdes nuk është e lehtë. Duhet praktikë, por pasi të fillosh të përdorësh këtë qasje, ajo mund të rregullojë dhe forcojë marrëdhënien tënde me kalimin e kohës.

Kështu që herën tjetër që do të zemërohesh, ndalo dhe mendo pse je zemëruar. Mos vallë është sepse ndihesh në siklet? Ndihesh e shqetësuar? E zhgënjyer? Tregoji partnerit tënd se çfarë ndjen dhe çfarë të nevojitet.

 
 
 

Comentarios


Post: Blog2_Post

00355693384090

©2020 by QENDRA SHQIPTARE E PSIKOTERAPIVE. Proudly created with Wix.com

bottom of page