top of page

STAFI

NJIHUNI ME PSIKOTERAPISTËT TANË

Në Qendrën Shqiptare të Psikoterapive në Tiranë , psikoterapistët e stafit kanë eksperiencë shumë vjecare dhe trajnime të ndryshme në fushë, për të siguruar shërbime psikologjike të kujdesshme dhe cilësore.

BLERINA TOMA, MSC

Psikologe Klinike / Psikoterapiste

Është diplomuar në Psikologji Klinike në vitin 2003. Ka marr titullin Master of Science në Kërkim Shkencor në Psikologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në vitin 2012. Eshtë  specializuar në psikoterapi Konjitiv - Bihevjorale dhe Skema Terapi. Që prej vitit 2006 punon si psikologe klinike pranë Qendrës Komunitare të Shendetit Mendor nr.3. Ofron këshillim dhe psikoterapi pēr probleme tē shëndetit mendor për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

123333643_398550231341133_56520119411376

BRUNKETA ZOTO, MSC

Psikologe/ Psikoterapiste

 Eshtë diplomuar në Psikologji në vitin 2003. Ka marr titullin Master of Science në Kërkim Shkencor në Psikologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në vitin 2012.Ka formim pasuniversitar në drejtime psikoterapie si Terapia Konjitiv Biheviorale( Cognitve Behavioral Therapy),Terapia e Pranimit dhe Angazhimit(Açeptance & Commitment Therapy) dhe Mindfulness. Me një eksperiencë 15 vjecare në fushën e vlerësimeve dhe trajtimin e traumave të braktisjes dhe atashimit.

DANIELA MECE , DR

Psikologe Keshillimi, Psikoterapiste

Është diplomuar në Psikologji në vitin 2003. Zotëron një Master në Psikologji Këshillimi dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Psikologji me temën: Marrëdhënia ndërmjet faktorëve psikosocial, Depresionit pas lindjes dhe mbështetjes sociale. Prej 13 vjetësh është lektore e psikologjisë në universitetin e Durrësit dhe atë të Tiranës.Ka formim pasuniversitar në drejtime psikoterapie si Terapia KonjitivBiheviorale (CognitveBehavioralTherapy), Terapia e Pranimit dhe Angazhimit(Açeptance&CommitmentTherapy). Aktualisht ofron  këshillim dhe psikoterapi pranë QSHP

NJIHUNI ME STAFIN: Meet the Team

STAFI

NJIHUNI ME PSIKOTERAPISTËT TANË

Në Qendrën Shqiptare të Psikoterapive në Tiranë , psikoterapistët e stafit kanë eksperiencë shumë vjecare dhe trajnime të ndryshme në fushë, për të siguruar shërbime psikologjike të kujdesshme dhe cilësore.

DENISA NDREKA, MSC

Psikologe Klinike , Zhvillimi dhe Marredheniesh / Psikoterapiste

Edukimi :

  • Bachelor, Master ne Psikologjik Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh pranë Universitetit të Tiranës

  • Specializimi në Cognitive Behavioral Therapy  pranë Israeli Association for Behaviroal and Cognitive Therapy

  • Specializim në Emotionally Focused Therapy pranë  Tulane University , Louisiana , USA

Eksperienca :

  • Pedagoge e jashme ne Universitetin e Tiranës , Departamenti i Psikologjisë

  • Eksperte e fushës ne ofrimin e shërbimeve psikologjike , trajnimeve, pregatitje manualesh  për organizata lokale dhe ndërkombëtare si Different&Equal, Terre des Homme, World Vision , UNICEF, ICITAP, Peace Corps etj.

  • Psikoterapiste pranë Qendrës Shqiptare për Psikoterapi

Fushat e interesit : Terapia në çift, Crregullimi Obsesiv –Kompulsiv, Òªrregullimet e ankthit dhe të Humorit ,  Prindërimi.

Gjuhët e huaja në të cilat ofrohet terapia: Anglisht

DR. ELVIS POPAJ, PHD

Psikolog Klinik, Zhvillimi dhe Marredheniesh/ Psikoterapist

Ka përfunduar studimet universitare,  ato master dhe doktorale  ne Psikologji Klinike pranë Universitetit të  Tiranës . Prej 2010 është pedagog në Universitetin e Tiranës. Është  psikoterapist me formim pasuniveristar 3 vjecar ne Psikoterapi Konjitiv Biheviorale dhe ka studime të thelluara  në  Terapinë e Skemës. Ka eksperincë te gjatë si psikoterapist dhe trajnues për çështje të shëndetit mendor në disa organizata dhe institucione. Është antar i International Society of Schema Therapy (ISST). Ka eksperiencë të gjatë dhe interest ë veçantë në trajtimin e ankthit, deprsionit, çrregullimit obsesiv compulsive dhe çështje të marrëdhënieve.

​

Gjuhet ne te cilat ofron terapi : shqip/ anglisht/italisht 

MILENA TURTULLI

Psikologe Klinike / Psikoterapiste

Milena Turtulli është  diplomuar në Psikologji Klinike në vitin 2006,  dhe në vitin 2012 ka marrë një Master Shkencor pranë Universitetit Zonja e Keshillit të Mirë. Punon që prej vitit 2006 në Qendrën Komunitare për Shëndetin Mendor Nr. 1 në Tiranë, dhe ka bashkepunuar me disa qendra diagnostikuese dhe rehabilituese si specialiste në fushën e diagnostikimit të hershëm të problematikave te zhvillimit tek femijët. Interesat e saj profesional janë në fushën e zhvillimit të fëmijëve.  Aktualisht vazhdon specializimin në CBT dhe është pjesë e Qendrës Shqiptare të Psikoterapive prej vitit 2018.

NJIHUNI ME STAFIN: Meet the Team

STAFI

NJIHUNI ME PSIKOTERAPISTËT TANË

Në Qendrën Shqiptare të Psikoterapive në Tiranë , psikoterapistët e stafit kanë eksperiencë shumë vjecare dhe trajnime të ndryshme në fushë, për të siguruar shërbime psikologjike të kujdesshme dhe cilësore.

Dhurata 2.jpg

DHURATA NIXHA, MA

Psikologe Keshillimi / Psikoterapiste


Edukimi :

  • Master në Psikologji dhe Këshillim pranë The University of Sheffield, England.  

  • Specializimi në Psikoterapinë Familjare dhe Pozitive Transkulturore pranë Wiesbaden Academy for Psychotherapy, Germany.

Eksperienca :

  • Pedagoge e jashme në Universitetin e Tiranës.

  • Eksperte e fushës në ofrimin e shërbimeve psikologjike, trajnimeve, vlerësimeve si dhe hartim manualesh për organizata lokale dhe ndërkombëtare.   

  • Psikoterapiste pranë Qendrës Shqiptare për Psikoterapi dhe Amna – Refuge Trauma Iniciative.

Fushat e interesit : Terapi familjare dhe terapi çifti; Terpi e Artit dhe e Lojës; Çrregullimet e ankthit dhe të Humorit; Traumat komplekse; Çrregullimet e Atashimit; Çrregullimet Somatike; Zhvillimi dhe Rritja e fëmijëve; Zhvillim dhe rritje në marrëdhënjesh ndërpersonale; Prindërimi Pozitiv.

Gjuhët e huaja në të cilat ofrohet terapia: Anglisht & Turqisht

Foto-adela-002-width.jpg

ADELA  ALIKAJ , MSC

Psikolog Klinik, Zhvillimi dhe Marredheniesh/ Psikoterapist

Psikologe Klinike Zhvillimi dhe Marredheniesh e trajnuar ne Terapine e Skemes.

NJIHUNI ME STAFIN: Meet the Team

00355693384090

©2020 by QENDRA SHQIPTARE E PSIKOTERAPIVE. Proudly created with Wix.com

bottom of page