top of page
Search

Si t’u tregojmë fëmijëve për lajmet e këqija?

  • QENDRA
  • Dec 7, 2020
  • 2 min read

Pavarësisht përpjekjeve tona për t’i mbajtur larg fëmijët nga “gjërat e këqija” që ndodhin, jeta e tyre preket vazhdimisht nga këto gjëra, që më pas shkaktojnë traumë tek ta. Në vend që ti mbrojmë ata nga këto gjëra, ne duhet të flasim me ta për gjërat që ndodhin. Diskutimi i ngjarjeve të vështira në një gjuhë të përshtatshme për moshën e tyre, mund ta ndihmojë një fëmijë të ndihet i mbrojtur dhe i sigurt.


DREJTO BISEDËN

Mendo për atë që do të thuash. Është normale nëse ti e praktikon atë në mendjen tënde, para pasqyrës ose me një mik. Kur i mendon ose planifikon këto biseda, e bën diskutimin me fëmijën tënd më të thjeshtë.

Gjej një moment të përshtatshëm. Mbase ky moment mund të jetë pasi keni mbaruar darkën, ose pasi te hani drekën ditën tjetër. Aty është koha dhe vendi ku fëmija jot mund të ketë vëmendjen tënde.

Zbulo se çfarë dine ata. Psh, ka ndodhur një vrasje në shkollë ose një shpërthim bombe në një vend tjetër. Pyete atë: “Çfarë ke dëgjuar për këtë gjë?” Dhe më pas dëgjo. Është shumë e rëndësishme ta dëgjosh.

Tregoji fëmijës tënd për ndjesitë e tua. Është ok të shfaqësh ndjesitë e tua me fëmijën tënd, ai do të ndihet më i afërt me ty.

Tregoji të vërtetën. Thuaj “nuk e di” për diçka që nuk i jep dot përgjigje. Ndonjëherë përgjigjia e një pyetjeje mund të jetë “nuk e di”.

Mbi të gjitha, fali siguri. Në fund të bisedës, siguroji fëmijës tënd që ti do bësh gjithçka që ai të ndihet i sigurt dhe se do të kujdesesh gjithmonë për të. Siguroji fëmijës se ti do të jesh i lirë ti përgjigjesh çdo pyetjeje që ai do të ketë.


KUJDESU PËR VETEN

Të flasësh dhe të përjetosh “lajme të këqija” dhe tragjedi mund të jetë e lodhshme. Mos harro të kujdesesh për veten:

• Mos shiko më lajme

• Bëj një pushim

• Merru me një aktivitet fizik

• Bëj diçka që të ngrejë humorin tënd dhe të familjes tënde.


KËRKO NDIHMË PROFESIONALE

Këto këshilla dhe strategji mund të të ndihmojnë të drejtosh fëmijën tënd. Nëse ndihesh i bllokuar, i mbingarkuar ose fëmija jot tregon shenja të vazhdueshme të stresit, mund të marrësh në konsideratë të flasësh me dikë që mund të të ndihmojë. Një psikolog, mund të të ndihmojë në zhvillmin e një strategjie të përshtatshmë për të ecur përpara.

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

00355693384090

©2020 by QENDRA SHQIPTARE E PSIKOTERAPIVE. Proudly created with Wix.com

bottom of page