Si ta menaxhosh zemërimin në marrëdhënien tënde?
- QENDRA
- Dec 9, 2020
- 2 min read
Në momentin që do zemërohesh, ndalo dhe mendo pse je e zemëruar.
Zemërimi mund të reduktohet duke shkuar për vrap, duke praktikuar yoga ose duke punuar me frymëmarrjen. Çfarë ndodh kur zemërimi jot drejtohet ndaj partnerit tënd kur është kulmi i situatës?
Sado reflektues dhe i vetëdijshëm të jesh, zemërimi sërish mund të të mbingarkojë.
Nëse shmangia e zemërimit në këtë moment nuk është e mundur, është e rëndësishme të identifikohen ndjenjat më sipër.
Merr parasysh nisjen e zemërimit tënd dhe përdori ato fraza si çelësa për të zhbllokuar emocionet e tua themelore.
Për shembull, kështu ndihet Ruth pasi burri i saj anulloi natën e tyre të takimit:
Unë jam shumë e zemëruar me ty. Ti gjithmonë anullon takimin me mua, për t'u takuar me miqtë e tu. Ti më bën të ndihem kaq e vogël dhe e parëndësishme.
Emocioni kryesor këtu është të ndjerit i parëndësishëm. Sapo ta identifikojë këtë, ajo mund të komunikojë më qartë që partneri i saj ta kuptojë.
Ruth: "A është kjo një kohë e mirë për të folur për diçka që kam pasur në mendje?"
Stiv: "Po, më thuaj."
Ruth: “Ndihem e parëndësishme kur bëjmë plane dhe ti i anulon ato. Jam e sigurt që ky nuk është qëllimi jot. A mund të gjejmë kohë këtë javë për të bërë diçka së bashku?"
Duke u përqëndruar në ndjenjat e tua ndërkohë që je e zemëruar, ti e mirëpret partnerin tënd për të ofruar empati dhe për t’u përpjekur për ta rregulluar situatën, në vend që të bëhet mbrojtës. Në vend që të fillosh një zënkë, ti po fillon një dialog të respektueshëm për ndjenjat e tua. Ti gjithashtu po kërkon që partneri jot të të kuptojë.
Sipas Dr. John Gottman: ‘Çiftet që e kuptojnë se respekti, mirësia dhe dashuria janë më efektive sesa ashpërsia dhe kritika ata quhen Mjeshtrat e Marrëdhënieve.’
Marrë nga: The Gottman Institute
Comentários