7 MËNYRA SI TI BËJMË FËMIJËT TË FLASIN PËR NDJENJAT E TYRE
- QENDRA
- Dec 22, 2020
- 2 min read

Si prindër, ne duam të dimë se si fëmijët tanë ndihen. Ndjenjat e tyre janë shumë të rëndësishme.
Është e vështirë të kemi një lidhje të ngushtë me dikë, nëse në fillim nuk flasim për ndjenjat tona. Pra, si t’i bëjmë fëmijët të flasin për ndjenjat e tyre?
Mos ki frikë
Fëmijët nuk do të flasin për ndjenjat e tyre sepse ata mendojnë se do të shqetësojnë ty.
Zgjidhja: Ji i qetë dhe i sigurt. Thuaj, “Jam i sigurt që ti do ta kalosh këtë situatë.” Pyeti ata, nëse do kenë nevojë për të folur, a do të zgjedhin ty apo dikë tjetër.
Mos i merr ndjenjat e tij personalisht
Edhe nëse fëmija jot është i mërzitur me ty, lëre të shprehet plotësisht para se ti tregosh këndvështrimin tënd. Mos u mërzit që nuk erdhi më herët për të biseduar me ty.
Zgjidhja: Dëgjoje me vëmendje. Reflekto përsëri tek fëmija atë që ke dëgjuar… edhe nëse është një ankesë për ty. Pasi ta kesh dëgjuar deri në fund fëmijën tënd, atëherë ai mund të fillojë të të dëgjojë edhe ty.
Mos e fajëso atë
Shmang të thënit: "Të thashë" ose "More atë që meritove" ose "Çfarë prisje të ndodhte?" Nëse një fëmijë po lufton me një situatë, ai tashmë ndihet i prekur, i paaftë, i zënë ngushtë ose i turpëruar.
Zgjidhja: Fali fëmijës dashuri dhe dhembshuri. Thuaj: "Kjo nuk ndodhi për fajin tënd". Dashuria dhe dhembshuria jote do t’i tregojë atij se ai mund të vijë tek ti sa herë të ketë nevojë për të folur.
Mos e mbyll bisedën
Të rriturit ndonjëherë i mbyllin bisedat duke i kërkuar një fëmije të shkojë ti shfaq emocionet e tij në një dhomë tjetër, duke i thënë atij të "qetësohet" (duke i thënë fëmijës të qetësohet nuk e ndihmon të qetësohet), ose thjesht duke mos qenë në dispozicion.
Zgjidhja: Ti nuk duhet të jesh në dispozicion për fëmijën tënd gjatë gjithë kohës, nëse je i zënë, atëherë thoji ashtu dhe tregoji se kur do të jesh i lirë. Nëse nuk je "emocionalisht i disponueshëm", atëherë bëj një pushim. Thuaj "Tani po kaloj një moment të vështirë. Nuk ke faj. Unë do të bëj një pushim për _ minuta dhe pastaj mund të flasim më shumë. ”
Mos i zhvlerëso ndjenjat e tij
Mos thuaj, "Kjo nuk është një punë kaq e madhe" ose "Thjesht po tregohesh dramatik / shumë i ndjeshëm". ose "Ti thjesht do vëmendje."
Zgjidhja: Tregohu i ndjeshëm. Thuaj "Duket sikur po ndihesh _. Kështu ndihesh?”
Mos e akuzo një fëmijë që po gënjen
Asgjë nuk e mbyll një bisedë më shpejt sesa kur i thoni një fëmije se nuk po thotë të vërtetën.
Zgjidhja: Kur një fëmijë thotë diçka që nuk mendon se është e vërtetë, bëji më shumë pyetje. Thuaj, "Më ndihmo të kuptoj__" ose "Si ndodhi _?" Pyete "A ka diçka tjetër për këtë që ke frikë të më thuash?" Fali fëmijës tënd siguri. Thuaj: "Ti nuk do të kesh probleme". Fëmijët gënjejnë më shpesh të rriturit për të shmangur problemet.
Mos prit gjithmonë që fëmija të vijë tek ti
Disa fëmijë do të hapen me ty pasi ti t’ja kesh lënë të kuptojë se je i interesuar për të biseduar me të.
Zgjidhja: Filloji ndonjëherë ti bisedat me fëmijën tënd. Ji kurioz. Trego interes për jetën e tij. Pyete se si po shkojnë gjërat. Thuaj "Më trego më shumë", "Çfarë tjetër po ndodh?"
Comentarios