SI JANE MENDIMET?
- QENDRA
- Jun 28, 2020
- 1 min read
Updated: Nov 6, 2020
Sipas ekspertëve mendja jonë prodhon 50.000 mendime në ditë. Si mendojmë ne se mund të jenë mendimet : •Mendimet janë realiteti- sikur ajo që po mendojmë po ndodhë në të vërtetë. •Mendimet janë e vërteta, i besojmë ato plotësisht. •Mendimet janë të rëndësishme: i marrim ato seriozisht dhe u japim vëmendjen e plotë. •Mendimet janë urdhra, ju bindemi atyre automatikisht. •Mendimet janë të mençura - supozojmë se ata e dinë më mirë dhe ndjekim këshillat e tyre. •Mendimet mund të jenë kërcënime - disa mendime mund të jenë thellësisht shqetësuese ose të frikshme.
Si mund të jenë në të vërtet mendimet: •Mendimet janë thjesht tinguj, fjalë, tregime ose pjesë të gjuhës. •Mendimet mund ose mund të mos jenë të vërteta; ne nuk i besojmë ato automatikisht. •Mendimet mund ose mund të mos jenë të rëndësishme; ne i kushtojmë vëmendje vetëm nëse ato janë të dobishme. •Mendimet nuk janë aspak urdhra; ne nuk duhet t'i bindemi atyre. •Mendimet mund ose mund të mos jenë të mençura; ne nuk ndjekim automatikisht këshillën e tyre. •Mendimet nuk janë kurrë kërcënime; edhe mendimi më negativ , më shqetësues ose i frikshëm. Përshtatur nga libri: Happines Trap-Russ Harris

Comments