top of page
Search

A e ka rritur pandemia vetmine?

  • QENDRA
  • Nov 4, 2020
  • 2 min read

Një studim i publikuar nga American Psychologist hedh dritë mbi mënyrën se si mbështetja sociale dhe rezilienca njerëzore kanë sfiduar vetminë pavarësisht nga rregulloret . Studimi shqyrtoi se si vetmia dhe mbështetja e perceptuar nga të tjerët ndryshuan nga para në përgjatë fazës akute të pandemisë, pasi shumica e shteteve kishin zbatuar masat e distancimit shoqëror dhe qëndrimin në shtëpi. Pjesëmarrësit në studim ishin të rriturve (moshat 18-98), nga 50 shtete, të cilët po merrnin pjesë në një studim në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit që nuk kishte lidhje me COVID-19. Në atë kohë, virusi nuk konsiderohej ende një kërcënim. Pjesëmarrësit u pyetën në fillim të Marsit dhe në fund të Prillit. Studimi zbuloi se vetmia nuk u rrit në të tre vlerësimet. Përkundrazi, pjesëmarrësit perceptuan më shumë mbështetje sociale dhe emocionale nga të tjerët sesa para pandemisë.

U vu re një rritje e vogël e vetmisë tek moshat e treta (mbi 65 vjeç), por është e rëndësishme të theksohet se moshat e treta raportuan më pak vetmi në krahasim me grupmoshat më të reja, edhe me rritjen e vogël. Për më tepër, kjo rritje u nivelizua nga vlerësimi në fund të Prillit. Nuk kishte dallime në dy grupet e tjera të shqyrtuara:Individët që jetonin vetëm dhe ata me të paktën një gjendje kronike ndiheshin më të vetmuar në vlerësimin e parë, por nuk u rritën në vetmi pas fillimit të masave të distancës sociale.

Gjetjet mund të ndihmojnë për të kuptuar se si individë mund të jemi më elastikë dhe përshtatemi më lehtë se sa kemi menduar. Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur raporte anekdotale të njerëzve që telefonojnë më shpesh familjen dhe miqtë e tyre dhe duke gjetur mënyra për të qenë të lidhur. Kjo mund të shpjegojë rritjen e mbështetjes së perceptuar të vërejtur në studim si dhe pse nuk vihen re ndryshime në vetmi.

Burimi: American Psychologist, 75(7), 897-908

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

00355693384090

©2020 by QENDRA SHQIPTARE E PSIKOTERAPIVE. Proudly created with Wix.com

bottom of page